Lokale - eSIMy

Kryetari i Partisë Popullore Kroate, Zeljko Komsiç, i cili është zgjedhur si anëtar në presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës, ka folur edhe në një herë pas deklarimeve të tij rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Bosnja, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta si në Serbi po ashtu edhe nga serbët e Bosnjës.

Ai ka thënë se ka të drejtë ta shpreh mendimin e tij, pavarësisht se a i pëlqen dikujt ose jo.

“Bosnja dhe Hercegovina bazuar në Kushtetutën e vetë sigurisht që nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai, raporton ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.

Ndaj deklarimeve të Komsiç kishte reaguar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe gjithashtu edhe presidenti serb Vuçiq.