Kompanitë e naftës që u gjobitën nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, duket se morën mësim nga dënimet që iu shqiptuan. Përmes një komunikate për media, AKK ka njoftuar se tani ekziston një llojshmëri më e madhe e çmimeve të naftës

AKK ka theksuar se kjo është vërejtur nga inspektimet në terren.


“Më konkretisht, është vërejtur se dallimi i çmimit të derivateve mes kompanive në disa raste ka arritur deri në 9 centë, duke i mundësuar kështu konsumatorëve që të zgjedhin ndërmarrjet që ofrojnë çmimin më të ulët të këtij produkti apo më të lartë, bazuar në cilësinë e preferuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, AKK thekson se do të vazhdojë monitorimin e kompanive të naftës.

“Autoriteti i Konkurrencës do të vazhdojë monitorimin sistematik të tregut dhe fton të gjithë konsumatorët dhe aktorët e tjerë që të lajmërojnë çfarëdo rasti që ata mund ta konsiderojnë si shkelje e konkurrencës”, thuhet në njoftim.