“Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj” ky është konluzioni i opioninit të Komisionit të Venecias.

“Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur” theksohet në këtë opionin, të siguruar ekskluzivisht nga Top-Channel

“Presidenti e tejkaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e më tej duke i shtyrë ato. Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojnë se kjo shkelje është e rëndë apo jo. Zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situatë emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet Kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në bazët e zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregullat e vendosura me ligj, të përkohshme). Presidenti nuk e ka këtë pushtet.

Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas thotë Komisioni Venecias bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, procedurë që normohet nga Kushtetuta. Në rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kjo procedurë nuk është respektuar.

“Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprirë as ndonjë marrëveshje politike për të krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc. Presidenti ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar ne bazëligjore të posaçme. Në opinion jepen një seri elementësh për të përcaktuar rëndësinë e një shkelje kushtetuese.

Por a mjaftojnë këto shkelje për të shkarkuar presidentin Ilir Meta? Komisioni Venecias thotë:

“ Nisur nga këta elemente, shkeljet mund të mos jenë mjaftueshëm të natyrës së rëndë, por edhe nëse janë të tilla, nisur nga kompetencat që ka seanca plenare e Kuvendit për të respektuar qëllimet kushtetuese, si kontrollin dhe balancën, është ai organi që i merr në konsideratë të gjithë sa më sipër për të vendosur shkarkimin e Presidentit”.

Procedura e shkarkimit te Presidentit thuhet në opinion, është proces ligjor dhe politik. Mbetet në vendimmarrjen e seancës plenare te Kuvendit te vendose për natyrën e shkeljes dhe rëndësinë e saj, që mund të përligjin shkarkimin e Presidentit.

“Periodiciteti i zgjedhjeve është si kusht i parimeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Çdo kufizim i kësaj të drejtë për të marrë pjesë në zgjedhje në mënyrë periodike duhet të parashikohet në ligj, të ketë qëllim legjitim dhe të jetë proporcional.

Ky kriter zbatohet edhe në zgjedhjet vendore.”

Opinioni thekson se:

“Shtyrja e dates se zgjedhjeve, tejkalon kompetencat e Presidentit. Eshte kompetence vendimmarrese e Kuvendit, Komisionit Hetimor dhe me tej e Gj.Kushtetuese te vendoserendesi ne e shkeljes te Kushtetutes ne kushtet e cenimit te periodicitetit te zgjedhjeve.”