Gareth Southgate mund të zgjedh një formacion titullarë të ri që vlen më shumë se 1 miliard euro me çmimet aktuale të lojtarëve në tregun e transferimeve.

Observatori i Futbollit CIES ka sugjeron që katër nga pesë lojtarët e rinj më të vlefshëm në botë janë anglezë. Kylian Mbbape kryeson listën me një çmim prej 231 milion funtesh, por pas tij vijnë Raheem Sterling, Jadon Sancho, Trent Alexander-Arnold dhe Marcus Rashford.

Kur këta talentë u kombinuan me shtatë lojtarë të tjerë anglezë në listë nga Sportsmail, ata krijuan një formacion të frikshëm prej të rinjve, i cili vlen mbi 1 miliard euro dhe madje nuk paraqitet as sulmuesi Harry Kane.

Dean Henderson, 23-vjeçari që ka qenë i shkëlqyer në Sheffield United këtë sezon dhe është vlerësuar si një numër 1 i ardhshëm në klubin mëmë Manchester United, është në gol me një vlerë prej 50 milionë funtesh.

Makineria e asistimeve, 21-vjeçari i Liverpoolit, Alexander-Arnold, është në krahun e djathtë të mbrojtjes me një çmim prej 152 milionë funtesh, ndërsa krahu i majtë mbulohet nga Ben Chilëell i Leicester Cityt me vlerë 85 milionë funte.

Pjesa tjetër e mbrojtjes është Harry Maguire i Manchester Unitedit me 52 milionë funte, ndërsa përkrah tij është renditur talenti i West Hamit, Declan Rice me çmim prej 57 milion funtesh.

Mesfushori më i shtrenjtë qendror është yll aktual i Bluve, 21-vjeçari Mason Mount, i cili vlen 91 milion funte, ndërsa së bashku me të janë edhe 23-vjeçari i Leicester Cityt, James Maddison me 58 milionë funte dhe Dele Alli i Tottenham me 69 milionë funte.

Siç do ta prisni, sulmi është aty ku mbërrijnë shumat absolutisht gjigante. Sterling i Man Cityt është lojtari më i vlefshëm anglez me një çmim prej 173 milion funtesh.

Së bashku me të renditet edhe ylli i Borussia Dortmundit, Sancho, i cili vlen 158 milionë funte dhe sulmuesi i Unitedit, Rashford që vlerësohet në 136 milionë funte nga CIES.

Duhet të theksohet se Kane gjithashtu ka një vlerë mbi 100 milionë funte, por do të duhet të jetë i kënaqur në bankinë së bashku me Tammy Abraham (54.9 milionë funte).