Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, përmes një telegrami ka ngushëlluar ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, për rënien në detyrë të policit të Kosovës, Izet Demaj.
Në telegramin e ngushëllimit shkruan:
I nderuar zotëri,
“Jemi informuar që ju, keni humbur një shok dhe një oficer të besuar të Policisë së Kosovës, dje gjatë shkëmbimit të zjarrit në një bankë në Istog. Është vërtetë pikëlluese. Ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të gjitha ekipeve të KFOR-it, juve dhe familjes së policit që ishte në shërbim, duke ndarë me ju këto momente pikëllimi”, shkruan në telegramin e Forcave Paqëruajtëse të KFOR-it në Kosovë.







