Lokale - eSIMy

Kolona dhe pritje të gjata janë krijuar edhe të shtunën mbrëma në pikën kufitare në Merdar, shkruan Llapi.info.

Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, kolona në në Merdar ka arritur në 1100 metra, kurse pritjet janë 150 – deri në 160 minuta.

Përveç Merdarit, edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona dhe pritje të gjata.

Mërgimtarët, si çdo herë, edhe këtë vit kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit në vendlindje./Llapi.info