Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri.

Ky fluks i madh po konsiderohet edhe një bartës i Covid-19 në Kosovë, përkundër masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria.

Tani qytetarët kanë filluar të kthehen në vend, me ç’rast në pikën kufitare Morin janë shkaktuar kolona të gjata.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

Pas kritikave të shumta ndaj Qeverisë, është deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e kosovarëve për ta kaluar fundjavën në Shqipëri.

Sipas tij këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa në prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë.

VIDEO