Dita e sotme është përcjellë vazhdimisht me kolona në pikën kufitare në Merdare, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, në mëngjes pati kolona në hyrje-dalje të kësaj pike.
Kolonat në mbrëmje kanë arritur deri në 800 metra. Kështu të paktën thuhet edhe nga Qendra për Menaxhimin Kufitar. Sipas QMK-së, pritjet në këtë pikë janë deri në 180 minuta. Ndërkaq, për të dalë nga Kosova, kolonat janë 200 metra me 40 minuta pritje.

Për dallim nga Merdarja, në pikët kalimet tjera kufitare kolonat dhe pritjet janë më të reduktuara./Llapi.info








