Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare sot është më e shkurtë në krahasim me një ditë më parë, transmeton Indeksonline.

Qytetarët në këtë pikë kufitare po preson deri në gjysmë orë për të hyrë në territorin e Kosovës derisa ata që dalin nga territori ynë nuk presin më shumë se dhjetë minuta.

Të dhënat e fundit që vijnë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (sot ora 10:04) tregojnë se situata në pikat tjera kufitare është normale dhe se nuk ka kolonë të madhe të automjeteve.

Përveç Merdares ku kolona është rreth 200 metra e gjatë, te Dheu i Bardhë ajo është 30 metra ndërsa në pikat tjera nuk ka fare pritje.

Rikujtojmë se një numër i madh i mërgimtarëve tashmë kanë arritur në Kosovë për festat e fundvitit.