Lokale - eSIMy

Mërgimtarë të shumtë kanë mësyrë Kosovën për t’i kaluar festat e funditvitit në vendlindje, shkruan Llapi.info.

Me këtë rast, kolona të gjata janë krijuar sot në pikë kalimin kufitare në Merdare.

Sipas lexuesve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, kolonat kanë qenë deri në tri kilometra pas orës 16:00

Ndërkaq, tani pritjet në këtë pikë kufitare janë deri në 40 minuta.

Vetëm gjatë vikendit nga pikat kufitare kanë hyrë mbi 56 mijë mërgimtarë./Llapi.info