Avokati Arianit Koci ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të rritur për 10 për qind taksën ndaj importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Bravo Ramush! Jam idhëtar i promovimit dhe avansimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Kosovës i duhen miqtë dhe raportet e mira me të gjithë – duke e përfshirë edhe Serbinë. Por, logjika e marrëdhënieve të mira, duhet të bazohet në reciprocitet”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Serbia deri tani, e ka keqpërdorë çdo mirësi dhe vullnet tanin për fqinjësi të mirë. Pasi nuk po funksionon karrota, në, duhet ta përdorim shkopin. Ashtu funksionojnë shtetet”, ka vlerësuar ai.

“Prandaj, vendimi i qeverisë që në mallërat serbe të aplikohet taksa prej 10%, është vendim i duhur dhe i guximshëm. Vendim i cili i mbron interesat nacional.
Prandaj, bravo Ramush”, është shprehur Koci.