Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar dje, 8 tetor, në Biti, gjatë protestës në mbrojtje të mjedisit.

Në një komunikatë për media, KMDLNj ka kërkuar shqyrtimin e të gjitha lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, si dhe të merren masa ndaj të gjithë atyre që sipas tyre, knë kontribuar në degradimin e mjedisit.

“KMDLNj këkron nga Qeveria e re e Kosovës, KMDLNj kërkon të rishqyrtohen të gjitha lejet për ndërtim të hidrocentraleve dhe të merren masa ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në degradimin e mjedisit. Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ndërtojë dhe mbrojë politikat mjedisore dhe të ndërmerr veprime të menjëhershme për ndërprerjen e punëve në këto hidrocentrale. KMDLNj kërkon hetime për përdorim të forcës së policisë së Kosovës ndaj protestuesve paqësorë që protestonin për një qëllim që duhet të përkrahet nga të gjithë siç është ruajtja e mjedisit ! Punimet në lumin Lepenc duhet të ndalen dhe gjendja duhet të kthehet ashtu si ka qenë në fillim”, thuhet në këtë komunikatë.