Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj trajtimit që Gjykata Speciale po iu bën avokatëve nga Kosova që mbrojnë klientët e dyshuar, duke thënë se ata janë të diskriminuar nga kjo gjykatë dhe pengohen në kryerjen e detyrimeve që i kanë si mbrojtës.

KMDLNj në radhë të parë, avokatët kosovarë e kalojnë golgotën e pajisjes me viza turistike, e që ua bënë të vështirë angazhimin dhe efektivitetin e tyre.

“Gjatë kontrollave doganore dhe policore ata detyrohen t’ua tregojnë materialin mbrojtës që është shumë i ndjeshëm dhe llogaritet të jetë konfidencial , nëse nga ata kërkohet që në masë të madhe e komromiton dhe rrezikon një mbrojtje efektive të klientëve të tyre.

KMDLNj i bënë me dije edhe Gjykatës Speciale, si dhe autoriteteve kosovare se avokatët mbrojtës nuk shkojnë në Hagë për të bërë turizëm apo për shopping por për të punuar dhe kohën që e kalojë në Hagë e kanë si orar pune prandaj ata duhet të pajisen , jo me viza turistike por me viza pune për aq kohë sa ka mandat Gjykata Speciale”, thuhet në reagim.

Sipas KMDLNj-së, drejtësia mund të vendoset në vend vetëm kur viktimat do të trajtohen si viktima, kurse kriminelët do të trajtohen si kriminelë dhe përfundimisht Gjykata Speciale nuk e përmbush këtë kriter apo e përmbush vetëm pjesërisht duke siguruar drejtësi për disa viktima dhe përgjegjësi për disa të dyshuar por në të njëjtën kohë ua mohon këtë të drejtë një numri të madh të viktimave, sikur që i amniston nga mosndjekja penale një numër jashtëzakonisht të madhe të kriminelëve.

Reagim i KMDLNj – së:

A PO TRAJTOHEN SI DUHET AVOKATËT KOSOVARË NGA GJYKATA SPECIALE ?!

Gjykata Speciale , siç është në të vërtetë apo Dhomat e Specializuara siç duan ta zbusin këtë gjykatë është në kundërshtim të plotë me parimin e universalitetit të të drejtave të njeriut sepse është e qartë se ndanë Drejtësi vetëm për viktimat e një nacionaliteti sikur që ndanë përgjegjësi / dënime vetëm për pjesëtarët e një nacionaliteti. Në praktikën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është rast sui generis për faktin se , në radhë të parë , kriteri etnik është përcaktues për hetime , paraburgime , gjykime e mbase edhe dënime e pastaj merren parasysh provat. Rrethanat në të cilat ishte votuar kjo Gjykatë në Kuvendin e Kosovës ishin rrethana shantazhimi , kërcënimi , premtimi apo dhunimi të votës e që është në kundërshtim të plotë me parimet demokratike. Gjykatat në të gjitha vendet e botës janë në shërbim dhe për të drejtat e viktimave të cilat nuk i ndanë sipas parimit et nik ,racor , fetar , gjinorë , politik , kulturore etj. por për bazë merren provat pas së cilave caktohet përgjegjësia ligjore apo shpallet pafajësia. Ç’është e vërteta , Gjykata Speciale është në shërbim vetëm për viktimat e një nacionaliteti të caktuar e që e devalvon rolin dhe misionin e një Gjykate që trajton raste aq të rënda siç janë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit . Aq më parë që ka një shpërputhje të madhe midis viktimave sikur që është një shpërputhje edhe më e madhe në dënimin e atyre që kanë shkaktuar aq shumë viktima të pafajshme në Kosovë , Kroaci , Bosnje e Hercegovinë , Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës. Pas përfundimit të luftës në hapësirat e ish – Jugosllavisë , të gjitha Gjykatat që kanë trajtuar rastet e krimeve të luftës ishin shndërruar në një biznes shumë fitimprurës ku të gjithë kanë fituar shumë para , nga avokatët , gjyqtarët , prokurorët , të ak uzuarit dhe familjarët e tyre. Sidomos kjo ka qenë e theksuar në Tribunalin e Hagës , në fillimin e punës së saj ku, në marrëveshjet midis avokatëve mbrojtës , të akuzuarve dhe familjarëve kanë qarkulluar miliona euro. Gjykatat për krime lufte e UNMIK-ut dhe pastaj edhe e EULEX-it , sipas pohimeve të shumë ndërkombëtarëve pasi kishin përfunduar misionin , kanë montuar shumë procese politike , kanë ngritur aktakuza të montuara e që pastaj , përmes sekserizmit e kanë tregtuar gjykimin duke e shitur lirinë dhe pafajësinë. Gjykata Speciale në Hagë e ka bërë rekrutimin e stafit hetues , me prokurorë dhe gjykatës të kompromituar dhe të korruptuar gjatë shërbimit në UNMIK dhe EULEX.

Gjykata Speciale në Hagë , e themeluar sipas parimit etnik të ndarjes së drejtësisë për viktimat e mundshme , ka vendosur disa rregulla që qartazi e bëjnë të ditur se ndonëse thuhet se kjo Gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës , në realitet , me asgjë nuk identifikohet me Kosovën. Policia hetuese , prokurorët , gjykatësit , gardianët e burgjeve , administrata dhe të tjerët të gjithë janë shtetas të huaj , asnjëri nuk ka shtetësi kosovare e as përkatësi etnike të shtetasve kosovarë. Të burgosurit dhe të dënuarit eventualë , në kundërshtim me LESP të Kosovës dhe Rregullat Evropiane të Burgjeve sikur edhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e personave të privuar nga liria syrgjynosen me mijëra e mijëra kilometra larg vendit ku jetojnë duke shkaktuar shumë probleme edhe për familjarët që duan t’i vizitojnë , që nga maltretimi për pajisje me viza , te v endosja dhe deri te kthimi në shtëpi.

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar , në bazë të Rregullores kushtet që mbrojtësit / avokatët kosovarë duhet t’i plotësojnë nëse duan ta kenë të drejtën t’i mbrojnë klientët. Një numër i avokatëve tashmë e kanë k“`ëtë të drejtë dhe ata përfaqësojnë klientët e tyre në bazë të përcaktimit të vet klientëve . Ata që janë të mykur me para , kryesisht marrin mbrojtës të huaj , që kanë emër dhe kanë punuar edhe në Kosovë duke zhvatur miliona nga klientët e tyre , një pjesë skajshmërisht e korruptuar dhe që kanë siguruar mbrojtje nga paraja e fituar me vepra penale apo përmes fondeve të dyshimta që kanë shërbyer si lavatriçe për shpërlarje të parave.

Avokatët kosovarë që mbrojnë klientët e dyshuar janë të diskriminuar nga Gjykata Speciale dhe pengohen në kryerjen e detyrimeve që i kanë si mbrojtës. Në radhë të parë , avokatët kosovarë e kalojnë golgotën e pajisjes me viza ( turistike ) e që ua bënë të vështirë angazhimin dhe efektivitetin e tyre . Pastaj , gjatë kontrollave doganore dhe policore ata detyrohen t’ua tregojnë materialin mbrojtës( që është shumë i ndjeshëm dhe llogaritet të jetë konfidencial ) , nëse nga ata kërkohet që , në masë të madhe e komromiton dhe rrezikon një mbrojtje efektive të klientëve të tyre.

KMDLNj i bënë me dije , edhe Gjykatës Speciale si dhe autoriteteve kosovare se avokatët mbrojtës nuk shkojnë në Hagë për të bërë turizëm apo për shopping por për të punuar dhe kohën që e kalojë në Hagë e kanë si orar pune prandaj ata duhet të pajisen , jo me viza turistike por me viza pune për aq kohë sa ka mandat Gjykata Speciale. Avokatët kosovarë ,e që numri i tyre nuk është i madh, për aq kohë sa do të mbrojnë shtetasit kosovarë të arrestuar apo gjatë kohës së gjykimit, duhet të pajisen me pasaporta diplomatike ose zyrtare që ua garanton një llojë imuniteti gjatë kontrolleve sikur edhe konfidencialitetin e materialit për mbrojtje nëse duan të sigurojnë kushte për një mbrojtje efektive dhe profesionale. Këto janë kushtet elementare që duhet të sigurohen për ekipin mbrojtës në mënyrë që të krijeohen kushtet minimale për një gjykim fer , të paanshëm dhe mbrojtje profesionale. Oda e Avokatëve e K osovës duhet të reagojë për këtë , edhe te Gjykata Speciale sikur edhe te autoritetet kosovare. Për aq kohë sa avokatët kosovarë detyrohen t’i nënshtrohen një trajtimi degradues nga Gjykata Speciale , nuk mund të flasim për një gjykim të drejtë por se mund të themi se kemi të bëjmë me shkelje të drejtave për punë për avokatët kosovarë si dhe shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria për të siguruar një mbrojtje efektive e që janë apo do të jenë subjekt i Gjykatës Speciale.

Shkelja e radhës që e bënë Gjykata Speciale është kërkesa që të ftuarit për intervistim të sjellin me vete materialet e periudhës inkriminuese e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut për faktin se asnjë gjykatë nuk mund ta detyrojë palën e dyshuar të sjellë materiale që mund të përdoren për akuzim të palës së ftuar , pra kundër të dyshuarit përveç rasteve kur të dyshuarit apo të akuzuarit pranojnë të bëhen bashkëpunëtorë të gjykatës dhe përkëtë bëjnë marrëveshje me gjykatën.

Shkelja e deritashme që e ka bërë Gjykata Speciale duke mos ia bërë me dije të ftuarit se në çfarë cilësie ftohet tashmë është eliminuar krejtësisht shkaku se çdo i ftuar informohet për cilësinë që ftohet , qoftë dëshmitarë , i dyhsuar apo dëshmitar dyshuar (!!!!).

KMDLNj është edhe kundër pompozitetit që manifestohet gjatë shkuarjes në Hagë apo në selinë e EULEX-it të të ftuarve dhe deklaratave folklorike dhe në shërbim të politikës se : “ po shkojmë ta mbrojmë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe të UÇK-së …” aq më parë që ata nuk janë ftuar në këtë cilësi por për shkak të dyshimeve dhe të përgjegjësisë , personale dhe individuale .

KMDLNj kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e luftës duke mos i ndarë sipas përkatësisë etnike , fetare , gjinore , moshore , bindjeve politike , statusit që e kanë pasur apo e kanë në shoqëri sikur që kërkon përgjegjësi për të gjithë ata që e planifikuan , e kryen apo nuk e penguan krimin kundër civilëve të pafajshëm apo atyre që janë ekzekutuar në kundërshtim me ligjet e luftës dhe të Drejtën humanitare , gjithashtu pa bërë asnjë dallim në baza etnike , gjinore , moshore , racore etj. Me një fjalë , drejtësia mund të vendoset në vend vetëm kur viktimat do të trajtohen si viktima kurse kriminelët do të treajtohen si kriminelë ! Përfundimisht , Gjykata Speciale nuk e përmbush këtë kriter apo e përmbush vetëm pjesërisht duke siguruar drejtësi për disa viktima dhe përgjegjësi për disa të dyshuar por , në të njëjtën kohë ua mohon këtë të drejtë një numri të madh të viktimave sikur që i amniston nga mos ndjekja penale një numër jashtëzakonisht të madhe të kriminelëve !