Ekipi amator Litherland Remyca është përjashtuar nga FA Cup shkaku i një gjobe të papaguar prej 10 funtesh.
Klubi nga Merseyside pa dijeni futi në lojë një lojtar të suspenduar në fitoren 4 me 2 në raundin ekstra preliminar që e zhvilloi ndaj Charnock Richard.
Dënimi me një ndeshje mos lojë i lojtarit që nuk pagoi një dënim administrativ ishte bartur nga sezoni i kaluar kur luajti për një ekip tjetër, transmeton Koha.net.
Litherland ka bërë të ditur se tani po përballet me një numër të madh problemesh shkaku i mospjesëmarrjes në garën për trofeun më të vjetër në Angli.
“Dënimi për një gabim të vogël administrativ është i konsiderueshëm, por duhet të mësojmë nga kjo përvojë dhe të kthehemi më të fortë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në garë është kthyer Charnock dhe tani do të përballet me Leek Town në raundin preliminar që zhvillohet më 4 shtator.






