Tërmeti 6.4 ballësh që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, solli pasoja të mëdha dhe një traumë të madhe për popullin.
Solidarizimi ka qenë shumë i madh nga shtete, bota e artit dhe e sportit.
Shumë klube, Federata dhe lojtarë, kanë mbështetur familjet e prekura nga tërmeti, duke ndihmuar sado pak.
Së fundmi në Rumani, në ndeshjen mes Konkordia dhe Rapid Bukureshtit, e vlefshme për kampionat, lojtarët kanë luajtur me shirit të zi dhe kanë bërë një ceremoni prekëse në nisje të sfidës, për të prekurit nga tërmeti në vendin tonë, siç bën me dije Ambasadori i Shqipërisë në Rumani, z. Ilir Gjata.