Feronikeli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 9-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Llapin më epërsi minimale 1-0.

Por, siç duket pas përfundimit të ndeshjes nuk ka shkuar gjithçka në rregull.

Skuadra llapjane ka lëshuar komunikatë zyrtare duke thënë se Policia e Kosovës i ka sulmuar dhe arrestuar ndihmëstrajnerin Burim Zhjeqi.

Më poshtë e keni komunikatën e plotë të klubit dhe videon e publikuar nga momenti i arrestimit.

“Jo gjithçka shkoi në rregull pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi. Ne nuk jemi të njoftuar për kompetencat e Policisë së Kosovës në ndeshjet zyrtare të Superligës, a janë ata për të na mbrojtur apo për të na sulmuar e arrestuar vetëm pse kërkojmë sqarim me fjalë për dëmtimet që po i bëhen KF Llapit”.

“Njësoj edhe sot, sikurse në turpin që bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina të edicionit të kaluar, Policia e Kosovës përdor dhunë mbi personin zyrtar, ndihmëstrajnerin e klubit, Burim Zhjeqi i cili arrestohet në mënyrë brutale nga e ashtuquajtura Njësi Speciale”.

“Krejt kjo ndodh kur në ndeshjet tona nuk ka profesionalizëm, sepse personat zyrtar të deleguar nga FFK-ja nuk janë të nivelit të Superligës, veçanërisht nga Delegati i ndeshjes ku në kushte pandemie nuk i largon tifozët nga tribuna, të pranishmit kalonin numrin e mbi 200 shikuesve. Ai merret me personat zyrtar, të cilët kanë drejtë të protestojnë me fjalë, e ai urdhëron Policinë duke iu thënë “lidhni””.

“Po shfaqim brengën tonë nëpërmjet kësaj video të bashkangjitur rreth asaj se çka ndodhi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi në hapësirat e brendshme të stadiumit”.

“Pas më shumë se 3 orëve pritje, ndihmëstrajneri Burim Zhjeqi është liruar nga mbajtja në stacionin policor në Drenas. Ai është i trishtuar me sjelljet e policisë mbi të, i cili ka pësuar trauma nga sjelljet brutale të Njësisë Speciale. Shërim të shpejtë Burim”, thuhet në njoftim.

http://www.gazetasheshi.com/wp-content/uploads/2020/10/10000000_3680067102051973_7526303623009060914_n.mp4?_=1
https://www.facebook.com/KFLlapi/videos/351506335915592