Me 13 gola dhe shtatë asistime në këtë sezon, Vedat Muriqi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjitjen e Rizesporit në Superligën turke nga vendi i fundit në të shtatin.

Për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Turqisë, madje Fenerbahce ka bërë një ofertë zyrtare për ish-lojtarin e Teutës dhe Besës.

E sigurtë është që në verë, Muriqi do të ndërrojë skuadër, por pritet të shihet se ku do të qëndrojë e ardhmja e tij, transmeton SuperSport.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet as mundësia që futbollisti i Kosovës të transferohet në një tjetër kampionat, pasi duke iu referuar deklaratave të agjentit të futbollistit për mediat turke, sulmuesi kërkohet edhe në Itali e Gjermani.

Në afatin kalimtar veror pritet që Vedat Muriqi të bëjë hapin e madh në karrierë.