Trajneri i Liverpool ka thënë se klubi i tij është në formë të mirë, por ai nuk sheh arsye që ata të ndalen pasi që kampionët e Premier Ligës po ashtu nuk po tregojnë shenja dobësie

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk sheh dobësi në Manchester City dhe ka pasur lëvdata ‘speciale” për kampionët e Premier ligës dhe garën e tyre për titull.

Liverpool i Klopp është një pikë para Cityt në krye të tabelës-një fitore e Reds sot do të bënte që ata të jenë katër pikë para tyre.

Liverpool po ashtu mbetet njëra prej skuadrave të pamposhtura në Premier Ligë këtë sezon pasi që City i Pep Guardiolës u mposht nga Chelsea më 8 dhjetor.

Skuadra e Klopp është në një formë të mirë ku për herë të fundit mposhti Manchester United më rezultat 3-1 javën e kaluar, por gjermani insiston se City mbetet skuadra që ata duhet ta mposhtin gjatë periudhës festive.

“Jam komplet neutral në këtë gjë, i shikoj ata dhe them.’Po, skuadra që duhet ta mposhtim është City’”, ka thënë Klopp.

“Nuk mendoj në atë mënyrë për ne, te jem i ndershëm me ju, sepse veten e shoh çdo ditë, çdo javë kurse e di që ne duhet të punojmë shumë”.

“Kam respekt për City-n sepse ata janë më të vërtetë të mirë”, tha Klopp. “Nuk mund të them se City kishte fat këtu, apo atje. Ata nuk kanë fat”.

“Çdo ndeshje janë në nivel të detyrës. Vitin e kaluar ata arritën 100 pikë dhe qëndruan në top formë”.

“Duhet të them, ata nuk po tregojnë shenja dobësie. Në 15 minutat e parë kundër Everton ndoshta, por ishte ora 12:30 pas një ndeshje të Ligës së Kampionëve kështu që humbën disa topa. Por, pas kësaj ata e morën ndeshjen në kontroll dhe fituan”.