Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko, është shpëtuar nga rojet e detit në Spanjë pasi zjarri kishte kapluar një jaht luksoz ku ai ishte i pranishëm.

43-vjeçari, që u pensionua nga boksi më 2017, ishte në pushime në Mallorca.

“Udhëtimi ynë të dielën përfundoi në varkën e ndezur dhe familja e miqtë u evakuuam nga rojet bregdetare dhe nga një ekip shpëtimi”, ka shkruar ukrainasi në Twitter. “Pa brenga, jemi të gjithë mirë”.

Klitschko, që kur u mposht nga Anthony Joshua në prill të vitit 2017, ka ligjëruar në një universitet në Zvicër dhe ka shkruar libra për këshilla biznesi.

Klitschko në karrierën e tij ka fituar 64 nga 69 meçet.