Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi vazhdon të mbahet në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor të Gjykatës Speciale.
Ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, po vazhdon të mbahet në paraburgim derisa sot djali i tij Altini ka ditën e martesës.
Kjo është bërë e ditur nga U.D së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinkau tha se shqiptarët, sipas traditës, gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë.
“Sot, Baca Jakup Krasniqi e marton djalin Altinin.Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë”,tha ai.