Pas skandalit të fundit me keqpërdorimin e të dhënave të Facebook nga Cambridge Analytica, Firefox sjell veglën e cila pamundëson një gjë të tillë.

E quajtur Facebook Container, kjo është një vegël e cila instalohet si add-on në shfletuesin Firefox duke pamundësuar Facebook për të gjurmuar aktivitetin tuaj në ueb, transmeton Express. Kjo vegël kontrollon dhe izolon qasjen e Facebook në aktivitetin tuaj.

Ajo çfarë bënë kjo vegël është se i pamundëson Facebook të shikoj se çfarë keni shfletuar në ueb, qoftë produkte apo gjëra të tjera ku më pas ju shfaqeshin reklama të atyre produkteve në Facebook.