Shkolla e mesme e teknikës “Fan S. Noli” në Podujevë, ka ftuar prindërit që t’i çojnë nesër në mësim në këtë objekt shkollor, raporton Llapi.info.
Siç thuhet në njoftim, ky vendim është marrë në konsultim me Drejtorinë e Arsimit në Podujevë.
“Duke e pasur parasysh gjendjen e krijuar në arsim dhe në konsultim me DKA-Podujevë ftojmë të gjithë prindërit që nga data 05.09.2022 (e hënë) t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë dhe njëkohësisht të fillojë procesi mësimor. Vendimi i djeshëm i qeverisë ka krijuar rrethana të reja në të cilat duhet të reflektojmë të gjithë dhe të minimizojmë humbjet që shkaktohen nga greva për fëmijët tanë. Drejtoria e shkollës”, thuhet në njoftim./Llapi.info