Rruga “Nuhi Gashi”, në Podujevë është bërë dy drejtimëshe, që nga rruga “Xhemajl Mustafa” deri tek rruga “Ilir Kunushevci”, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Podujevës, përmes një njoftimi.
Ky ndryshim i kësaj rruge, është bërë siç thuhet për shkak të kërkesave nga qytetarët.
“Në rrugën “Nuhi Gashi” është bërë sinjalizimi horizontal, punime të cilat janë bazuar në kërkesa të qytetarëve. Kjo rrugë është bërë dy drejtimshe nga rruga “Xhemajl Mustafa” deri tek rruga “Ilir Kunushevci”, këto punime po realizohen me qëllim të lehtësimit të qarkullimit në komunikacion”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës së Podujevës.
Njoftimi i plotë:
Në komunën e Podujevës kanë filluar punimet për sinjalizim të rrugëve
Në rrugën “Nuhi Gashi” është bërë sinjalizimi horizontal, punime të cilat janë bazuar në kërkesa të qytetarëve. Kjo rrugë është bërë dy drejtimshe nga rruga “Xhemajl Mustafa” deri tek rruga “Ilir Kunushevci”, këto punime po realizohen me qëllim të lehtësimit të qarkullimit në komunikacion.
Nga afër këto punime inspektoi kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi.
Tani qytetarët do të kenë më të lehtë qarkullimin në komunikacion dhe do t’i shmangen bllokimeve dhe ngecjeve që sillte kjo rrugë.
25.03.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim






