Adelina Stubulla, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, është emëruar sot drejtoreshë e Shëndetësisë në këtë komunë, shkruan Llapi.info.
Emërimi i saj në krye të kësaj drejtorie vije pasi Driton Veliu dha dorëheqje nga ky post.
“Me vendim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar Adelina Stublla drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës. Adelina Stublla ka qenë për tri mandate radhazi këshilltare e Kuvendit Komunal, ndërsa në këtë mandat ka qenë edhe shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftim.
Stublla, e cila tashmë është pjesë e ekzekutivit qeverisës, ka liruar vendin në asamble komunale.
Sipas rezultateve të KQZ-së, vendin e saj pritet ta zë Lirika Maliqi. Kjo e fundit në zgjedhjet lokale pati grumbulluar 262 vota.
Para Maliqit janë disa kandidatë tjerë që kanë më shumë vota, por për shkak të kuotës gjinore, Maliqi pritet të jetë edhe për një mandat këshilltare e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë./Llapi.info