Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”, ku morën pjesë disa sindikata, të cilat u ankuan për mospërfillje kërkesash nga ana e qeverisë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se ka menduar që kjo qeveri do të jetë më e afërt me sindikalistët, por po del se po të mundën ua vënë shkelmin në qafë, njofton Klan Kosova.
Në tryezë, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se tash e 20 vjet brengë për vendin janë dy probleme që lidhen me sigurimet shëndetësore e skemat pensionale, derisa më pas kërkoi edhe që Ligji për Sigurime Shëndetësore të shkojë në Kuvend.
Në një konferencë për media, të mbajtur nga kjo parti, edhe bashkëpartiaku i Dreshajt, Besnik Tahiri, u deklarua për tërheqjen e një përqindjeje të trustit, për të cilën tha se është i bindur se do të kalojë me votat e pushtetit dhe opozitës.






