Prodhuesi kinez i makinave elektrike XPeng ka zbuluar prototipin e tij të parë të një automjeti fluturues, që synohet të dalë në shitje me pakicë që në vitin 2024.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi thotë se çmimi i makinës do të jetë 160 mijë dollarë.

Xpeng ka projektuar një makinë fluturuese që gjithashtu mund të lëvizë normalisht në rrugë, që është, për momentin, ende në fazën e prototipit.

Ashtu si diçka nga filmat, automjeti i ngjanë një makine me dy krahë që mund të tërhiqen.

Si një multikopter, makina ngrihet vertikalisht dhe ulet në të njëjtën mënyrë.