Një stuhi shiu ka përfshirë mbrëmjen e së dielës disa zona të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në disa fshatra, shtrëngata me shi, bubullimë dhe erëra – ishte më e fortë.

Edhe fshati Sekiraçë i kësaj komune u përfshi nga kjo stuhi e fortë – por që zgjati pak minuta.

Ndryshe, mot me të reshura është parashikuar të ketë edhe gjatë dy-tri ditëve të ardhshme.

“Mot jostabil në javën e dytë të gushtit. Priten rrebeshe e bubullima, lokalisht edhe stuhi shiu me breshër ditën e martë. Temperaturat në rënie edhe nën vlera normale. 7.08.2022 – Destabilizim i motit po parashihet përgjatë javës së dytë të muajit gusht. Pritet të ketë shtim të vranësirave, ndërsa orëve të pasdites edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, që mund të jenë më të shtrira mbi vend, ditën e martë dhe mërkurë, por edhe të premten. Të martën edhe mund të jenë më të ashpra dhe të marrin lokalisht edhe veçori stuhish me erë dhe breshër. Ditën e hënë do të ketë më shumë intervale me diell dhe mbetet ende nxehtë. Në aspektin termik, temperaturat pësojnë një rënie të lehtë edhe nën vlera normale”, thuhet në njoftim e Prishtina Ëeather./Llapi.info