Lokale - eSIMy

Reshjet e borës kanë shkaktuar sot vështirësi në disa akse rrugore.

Vështirë e kalueshme ka qenë edhe rruga magjistrale Prishtinë – Podujevë.

Kështu shihet edhe në pamjet që ka siguruar Llapi.info, pak pas orës 7 të mëngjesit.

Aty shihet se kolona të gjata ka pasur si pasojë e ngricave dhe borës.

Ndërkaq, në fshatin Besi, dy automjete janë aksidentuar.

Përveç ekipeve të Policisë së Kosovës, sipas burimeve, në vend-ngjarje janë parë edhe ato të urgjencës.