Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa shtëpi në fshatin Penuhë, përgjatë rrugës Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka realizuar Llapi.info, shihet se është dashur edhe intervenimi i zjarrfikësve për t’i evituar përmbytjet më të mëdha në këtë anë.

Siç ka mësuar Llapi.info, uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive në këtë fshat, ku thuajse të gjitha katet e para janë nën ujë.

E gjithë kjo vije si pasojë e infrastrukturës së  keqe të rrugës Prishtinë – Podujevë.

Më poshtë pamjet: