Reshjet e borës përveç që po vështirësojnë komunikacionin rrugor, kanë bërë që edhe këmbësoreve t’iu vështirësohet ecja nëpër trotuarë.
Kështu, në rrugën “Skenderbeu” në Komunën e Podujevës trotuarët janë në gjendje tejet të rëndë.
Sipas disa video që ka dërguar një lexues i Indeksonline, shihet se si trotuarët janë të mbuluar nga bora dhe kështu qytetarëve iu vështirësohet të kalojnë aty.
Ndërkaq, mbikëqyrësi i rrugëve në qytetin e Podujevës Rasim Fejza, për Llapi.info ka thënë se rrugët kryesore janë të kalueshme. Ndërsa, rruga e qendrës së qytetit ‘Zahir Pajaziti’ vazhdon të jetë e mbuluar me borë dhe se qarkullimi në këtë pjesë është e vështirë./Llapi.info
Më poshtë shikoni pamjet: