Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra
Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.
Raportohen pritje deri gjysmë ore te Dheu i Bardhë dhe deri 10 minuta në Merdarë.