20 vjeçarja Lirika Maliqi e cila kandidon nga Lëvizja Vetëvendosje për asamble komunale në Podujevë me numër 9  po cilësohet si kandidatja më me sharmë në Podujevë.

Lirika e lindur në Podujevë ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm, aktualisht studion në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtim Shkencë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lëvizjes Vetëvendosje, ajo iu është bashkuar që nga Qershori i vitit 2014 me qëllim të përkrahjes të së drejtës, punës dhe vullnetit të rinisë dhe popullit në përgjithësi për një vend dhe një të ardhme me të mirë.

Ajo kandidon për herë t parë për asamble komunale në zgjedhjet lokale 2017 për të mbrojtur dhe përfaqësuar denjësisht zërin dhe interesat e qytetarëve.

Lirika kandidon me numër 9 nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë!