Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Skenderaj, si pasojë e të cilit një grua 63-vjeçare ka humbur jetën.
Merr vesh se viktimë e aksidentit ishte: Xhevrije Delijaj.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët.
Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur katër persona. Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura.
Personat e lënduar janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.