Një rrugë në fshatin Tërrnavicë të Podujevës është bërë e pakalueshme për automjete, shkruan Llapi.info.
Kështu kanë thënë banorë të kësaj ane, duke dërguar pamje në adresë të Llapi.info.
Sipas tyre, gjendja e saj është shndërruar në këtë formë nga reshjet e shumta të shiut që përcollën vendin këto ditë.
Në pamje shihet se rruga është carë dhe e njëjta është e pakalueshme.
Duhet theksuar se të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme në shumë pjesë të Podujevës./Llapi.info.
Më poshtë pamjet:







