Reshjet e shiut, të cilët kanë filluar nga dje, janë duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në disa pjesë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Si pasojë e reshjeve të mëdha, e po ashtu edhe grumbullimi i mbeturinave, ka bërë që disa përroska të bllokohen, e disa të dalin nga shtrati.
Gjendjen e tillë e ka edhe një përroskë që gjendet në periferi të Podujevës, konkretisht tek rruga e quajtur “Dheu i kuq”.
Sipas pamjeve që kanë arritur në Llapi.info, shihet se mbeturinat dhe pemët e këputura kanë bllokuar përroskën, për çka, edhe kjo pjesë është vërshuar nga uji.
Banorët kanë thënë se ekipet janë duke u përpjekur ta zhbllokojnë atë. Në vendin e ngjarjes gjenden edhe inspektorati dhe Policia e Kosovës./Llapi.info
Më poshtë pamjet:







