Shefi i Emergjencës, Avdush Bajgora, ka treguar për gjendjen e dy personave që janë plagosur si pasojë e një përleshje të armatosur në qendër të Prishtinës të hënën mbrëma.
Bajgora ka thënë se njëri nga të plagosurit është duke u operuar.
Ndërsa i tjetri i ka disa lëndime të lehta në fytyrë.
Të plagosurit raportohet se janë të moshave rreth 25-vjeçare.
Plagosja me armë ka ndodhur rreth orës 20:20. Policia ka bërë të ditur se janë identifikuar të dyshuarit dhe janë në arrati.
“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Qamil Hoxha’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.






