Lokale - eSIMy

Në kulmin e sezonit veror dhe me fluksin e shtuar të qytetarëve që po hyjnë dhe dalin nga Kosova, situata në pikat kufitare deri në këto momente paraqitet e qetë, pa kolona apo pritje të gjata.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, ku për hyrje dhe dalje qytetarët po presin deri në 10 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta, shkruan Sinjali.

Gjatë orëve në vijim pritet shtim i këtij fluksi.