Adelina Stublla është emëruar sot drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e komunës së Podujevës në Facebook. Stublla ka zënë vendin e ish-drejtorit Driton Veliu, i cili dha dorëheqje muaj më parë.
Njoftimi i plotë:
Adelina Stublla emërohet Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës.
Me vendim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar Adelina Stublla drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës.
Adelina Stublla ka qenë për tri mandate radhazi këshilltare e Kuvendit Komunal, ndërsa në këtë mandat ka qenë edhe shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal.
Pas emërimit të Stubllës në krye të këtij dikasteri, kryetari Bulliqi i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.
03.10.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim






