Lokale - eSIMy

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë ka pasur ndryshime në Policinë e Kosovës. I pari që dha dorëheqje ishte drejtori i Përgjithshëm, Samedin Mehmeti. Sinjali raportoi pak më parë për largimin nga detyra edhe të drejtorit të Policisë rajonale në Prishtinë, ndërkohë që burimet kanë njoftuar edhe për ndryshime të reja.

Sinjali mëson se shefi i operativës në Policinë e Prishtinës Shkëlzen Xhafa është larguar nga kjo detyrë. Sipas burimeve, në vend të tij në këtë pozitë emërohet Bekim Bislimi.

Ndërkohë Xhafa do të vazhdojë si këshilltar i drejtorit të Policisë Rajonale në Jug të Mitrovicës.