IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Besim Musliu nga diaspora ka humbur jetën sonte në fshatin Baks të Skenderaj.

I dyshuari Xhevdet Rexhepi dyshohet se e mbyti atë me armë zjarri.

Sipas burimeve të sigurta të IndeksOnline vrasja ndodhi për një arsyeje banale. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një fjalosje pasi viktima kishte ngasur makinën me shpejtësi të madhe.

“Pse po vozit shpejt me veturë në fshat..”, thuhet se është shkaktari I vrasjes së mërgimtarit dhe plagosjes së dy personave të tjerë.

IndeksOnline mëson po ashtu se edhe dorasi, Xhevdet Rexhepi ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në emergjencë