Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ditë më parë ka emëruar dhjetë drejtorë të Drejtorive në këtë Komunë, raporton Llapi.info.

Dy nga këto drejtori udhëheqin gratë. Antoneta Ejupi me Administratën Publike, kurse Bahrije Shatrolli-Mehmeti me Drejtorinë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi.

Por, në Drejtorinë e Urbanizimit ende nuk është emëruar drejtori. Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në ditën kur caktoi drejtorët pati shkruar se një gjë e tillë do të ndodhë shpejtë edhe në DPUMM.

“Ekzekutivi shpejt do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit”, ka shkruar Bulliqi.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do të bashkëqeverisin me Podujevën për mandatin katërvjeçar.

PDK-së, përveç kryetarit të Kuvendit të Podujevës, i është ndarë edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Administratës Publike./Llapi.info