Drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Bahrije Shatrolli – Mehmeti, pritet ta lirojë këtë pozitë, raporton Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, Shatrolli – Mehmeti do të jetë në krye të kësaj drejtorie deri në fund të këtij muaji, për çka ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ta lirojë atë nga detyra.
Portali ka mësuar se ditëve në vijim do të bëhet publike dorëheqja e Shatrolli-Mehmetit nga kjo drejtori. Llapi.info mëson se ajo do të kyçet në një biznes privat.
Llapi.info nga kontaktuar edhe me zyrtarë për medie në Komunën e Podujevës, të cilët nuk e kanë pohuar, por as mohuar, dorëheqjen e Shatrolli-Mehmetit nga drejtoresha për Pronë dhe Kadastër./Llapi.info






