Pacientja A.S ka falënderuar publikisht kirurgun Naser Plakolli, i cili punon në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK.

Falënderimi i kësaj pacienteje për operacionin nga Plakolli dhe kolegët e tij, vjen në kohën kur mjekët e kirurgjisë janë në grevë që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Pacientja ka deklaruar se kjo fotografi është më e bukura në jetën e saj, duke ia dedikuar të gjitha meritat mjekëve. Ajo ka thënë se kirurgët e kanë operuar pa i kërkuar para dhe shpreson se këtë gjë e bëjnë edhe me pacientë të tjerë. /Llapi.info