Kosova është ftuar nga Kili për të marrë pjesë në Asamblenë Vjetore të Interpolit, e cila fillon më 15 tetor.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit mbahet nga data 15-më 18 tetor në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Burime të Kohës Ditore brenda MPJ-së kanë bërë të ditur se ftesa është pranuar. Deri tash dihet se nga Kosova do të shkojë një ekip prej pesë anëtarësh. Kili ka aprovuar vizat për këta zyrtarë. Ekipin e Kosovës e kryeson zëvendësministrja Rejhan Vuniqi.

Siç dihet vjet u refuzua kërkesa e Kosovës për pranim në këtë organizatë, pasi nuk mori numër të mjaftueshëm votash të vendeve anëtare.

Serbia kishte përsëritur disa herë se nga Asambleja e vjetshme në Dubai nuk kishin ndryshuar rrethanat për të cilat ishte refuzuar pranimi i Kosovës në këtë organizatë dhe se “pranimi i saj do të politizonte këtë organizatë, për pasojë do të ndodhte që Kosova të shpërndante shumë fletarreste politike dhe pa kritere policore”.

Sipas Radio Televizionit të Serbisë, Kili lejoi pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës, në momentin e fundit.