Lokale - eSIMy

Kandidati për asamble komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Sokrat Kika ka publikuar faktet, me të cilat pretendon se ka pasur parregullsi në numërimin e votave, shkruan Llapi.info.

Kika, në një postim në Facebook, ka publikuar foton ku shihet se mbi numrin 35 është vënë zero vota, të cilat thotë se janë të bashkëfshatarëve të tij.

“Në këto zgjedhje, unë Sokrat Kika e kam marrë besimin e 35 bashkëfshatarëve të mijë, të cilët në ditën e votimit kanë figuruar në listën e komsionerëve. Mbas marrjes së frp-ve nuk figurojnë dhe shihet shumë qartë se 00 është përmbi numrit 35. Drejtësi të lutem vepro”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se pas publikimit të rezultateve nëpër formularë, kandidatët për këshilltarë komunalë nga parti të ndryshime kanë treguar për parregullsi. Njëjtë ka vepruar edhe Alemdina Cakiqi nga AAK, e cila ka treguar se ka votuar votën në një vendvotim, por që as ajo votë nuk figuron./Llapi.info

 

AAK në Podujevë: As votat personale të kandidatëve për asamble nuk figurojnë