Një viktimë, mashkull kosovar, është kidnapuar dje rreth orës 15:00 në Prishtinë.

Ai ka raportuar në polici se u rrëmbye nga tre të dyshuar, të cilët e futën në veturë dhe duke e sulmuar fizikisht e kërcenuar me armë, i kërkuan 8 mijë euro.

Viktima ka arritur të ikë nga rrëmbyesit të cilët arritën t’i marrin 125 euro të cilat i kishte me vete.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante” pohon policia.