Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimin e Qeverisë, me të cilin iu ulen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një konferencë për medie, Zogaj tha se kanë marrë vendim me të cilin puna e gjykatave reduktohet dhe do të punohet vetëm me shërbime esenciale.
Vendimi në fjalë hyn në fuqi sot, ndërsa Zogaj tha se Këshilli nuk do të tërhiqet nga ky vendim deri në ndryshim të vendimit nga Qeveria.
“Ky vendim do të ndikojë edhe në luftën kundër korrupsionit, e konsiderojmë si përpjekje me ndiku në punën e sistemit gjyqësor dhe me zvogëlu pavarësinë. Qeveria duhet të qëndrojë larg gjyqësori. Jemi gardianë për të mbrojtur gjyqësorin.”






