KFOR-i ka konfirmuar se është duke monitoruar nga afër situatën në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Tutje KFOR-i ka thënë se po i vazhdon operacionit si përgjegjësi i tretë i sigurisë.

“Ndërkohë njësitë e KFOR-it janë duke vazhduar operacionet e tyre si përgjegjësi i tretë i sigurisë dhe ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese ndaj Covid-19”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it dhënë KOHË-s.

KFOR-it tutje konfirmon se gjatë javës së kaluar ka kryer afër 500 aktivitete në tërë Kosovën, “për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”.

“Si zakonisht KFOR-i po e monitoron situatën me vëmendje dhe në koordinim të ngushtë me Institucionet e Kosovës dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.