Komandanti Rajonal i KFOR-it në Lindje, kolonel Christopher Samulski, ka dhënë një mesazh nga veriu i Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, ai ka thënë se mandati i KFOR është që t’u sigurojë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt.

“Mandati ynë është t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, apo vendi ku ata jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë të gjitha zonat dhe qëndrojmë pranë komunitetit.”