Anëtarë të klubit Llapi të udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, dhe grupi i tifozëve‘Legjendat’, kanë sot homazhe të varri i legjendës Fadil Vokrrit, në njëvjetorin e vdekjes së tij, njofton Llapi.info
Me këtë rast, pranë varrit të tij janë vendosur kurora me lule.
“1 vit nga shkuarja në amshim e Presidentit legjendar të FFK-së, Fadil Vokrri. Ditët, muajt por edhe viti ecën shpejtë, por mungesa e tij është prezente gjithmonë në mesin tonë. Sot një vit, të pikëlluar erdhëm në varrimin tënd kurse edhe sot njësoj erdhëm të nderojmë veprën tënde, erdhëm në 1 vjetorin e vdekjes tënde. KF Llapi si klubi i parë i të ndjerit, sot në mesditë ka qenë prezent tek varri i Presidentit dhe të prirë nga trajneri Tahir Batatina me stafin e tij punëtor dhe me anëtarë të kryesisë së tifogrupit “Legjendat” kanë vendosur kurora lulesh dhe janë përulur para veprës së të madhit Fadil Vokrri. Vepra e Fadil Vokrrit do jetë gjithnjë e madhe për kombin shqiptar, për futbollin tonë dhe futbollistët që do e pasojnë rrugën e tij. Futbolli ynë po ecën drejt falë kontributit dhe punës tuaj së palodhshme të tij. Të kujtojmë përherë, kemi nevojë gjithnjë që të kemi në mesin tonë, por madhështia jote na shfaqet çdo herë në mesin tonë!”, ka njoftuar klubi./Llapi.info